BallinaKronikeI moshuari sillet pa jetë në spital, mister shkaku i vdekjes

I moshuari sillet pa jetë në spital, mister shkaku i vdekjes

Një 72-vjeccar nga Komuna e Vushtrrisë në Kosovë ka ndërruar jetë, por mbetet e paqartë nëse është vdekje nga koronavirusi.

Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet se mbërriti në spital pa shenja jete. “Pacienti sillet në ambulancën e pranimit të Klinikes Infektive nga ana e familjarëve pa vetëdije dhe pa shenja jete. Reanimohet në ambulancën e pranimit, intubohet nga ana e Anesteziologut. Familjarët nuk japin të dhëna për faktorë rreziku. Pacienti i diagnostikuar me COVID-19 në terren. Është marrë edhe një mostër post-mortem për SARS-CoV-2”, thuhet në njoftim.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka konfirmuar se kanë humbur bashkëqytetarin e  katërt nga pandemia Covid 19.

“Shtabi Emergjent Komunal ka asistuar familjen e të ndjerit gjatë ceremonisë së varrimit e cila është kryer sot në ora 14:00h. I shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të ndjerit”,  shkroi në Facebook. Ndërkohë në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 23.06.2020, po marrin trajtim 104 pacientë.

Prej tyre, 51 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 6 raste jane duke u trajtuar ne repartin e Mjekimit Intensiv, 5 prej tyre janë në gjendje kritike.  Që nga fillimi i pándemisë janë tèstuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në vírusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, nga të cilët 38 pacientë e kanë humbur bètejën me sèmundjen dhe 1069 janë shëruar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular