BallinaSocialeProblem disavjeçar i furnizimit me ujë të pijshëm i Njësisë Administrative Shkrel...

Problem disavjeçar i furnizimit me ujë të pijshëm i Njësisë Administrative Shkrel të Malësisë së Madhe

Problem disavjeçar i furnizimit me ujë të pijshëm i Njësisë Administrative Shkrel të Malësisë së Madhe

Banorët shprehin shqetësimin e tyre, qindra ankesa në pushtetin vendor e qendror, por asnjë reagim. Nuk ka ujë ujësjellës, megjithatë lulëzon kultivimi i bimëve narkotike

Banorët e fshatit Reç të Malësisë së Madhe shprehin shqetësimin e tyre për problemin disavjeçar të furnizimit me ujë të pijshëm. U bënë disa vite që mbi 80 familje të Reçit, por edhe të fshatrave përreth vuajnë në mënyrë absurde nga problematika jetike e furnizimit me ujë të pijshëm. Themi absurde se nga ana tjetër, kultivues të bimëve të paligjshme narkotike kanë mundësi për të ujitur parcelat e tyre, ndërsa familjarët nuk kanë mundësi të kenë ujë për të pirë. Absurditeti shkon më tej, teksa banorët u luten për ujë kultivuesve të hashashit. Ndërkaq, edhe pse janë ankuar në instancat shtetërore, duke përfshirë edhe forcat e rendit, banorët kanë marrë gjithnjë përgjigje negative, madje edhe të tipit që ndërtimi i ujësjellësit është i paligjshëm, ndërkohë që kultivimi i bimëve narkotike bëhet nën hundën e tyre. Një prej banorëve të Reçit shprehet:

“Fillimisht ka qenë një projekt i VIS Albania,shoqatë italiane që investon kryesisht në Veri të Shqipërisë.

Në bashkëpunim me Komunën Shkrelatëherë,sot Njësia Administrative Shkrel, pjesë e Bashkisë Malësi e Madhe,janë paguar lekënga shoqata dhe pushtetit lokali atëhershëm por edhe i tanishëm për furnizimin me ujë të pijshëm dhe prapë kemipasur probleme me mbarëvajtjendhe furnizimin me ujë të më shumë se 80 shtëpive.Fillimisht cilësia e dobët e tubave, duke marrë tuba vaditjejenë vend të tubave të presionit (Një tub vaditjeje kushton rreth 90 lekë të reja, ndërsa një tub presioni kushton diku te 300 e ca lekë të reja).Preventivi shkonte me dhjetëra mijëra euro dhe qindra deri tani”.

Më tej ai thekson: “Është thjesht korrupsioni i shoqatës në bashkëpunim me pushtetin lokal në vazhdimësi, nga kryetari i komunës atëherë deri te kryetari i bashkisë sot.Për vite me radhë kemi pasur defekt dhe probleme me ujin e pijshëm,si pasojë e infrastrukturës sëdobët. Për ca kohë u zgjodhsi problem falë një donacioni prej rreth 3 mijë eurosh nga futbollisti Bekim Balaj”.

Ndërkaq, më e mprehtë bëhet gjendja, sipas banorëve, kur ka vite që pranë kësaj zone kultivohen bimë narkotike. “Si të mos mjaftonte kjo, ka disa vite që ku kalon tubacioni i ujit të pijshëm, mbillet lëndë narkotike.Njëndërhyrje sado e vogël në linjëe nxjerr jashtë funksionit gjithë linjën,pasi është linjëmë vete.Ka disa vite që duhet t’u lutemi kujdestareve të hashashit për pak ujë.Policia linjën në fjalë e quan të paligjshme dhe nuk merren me thotë ajo. Nëse ne, 85 shtëpi, jemi të paligjshëm, hashashi që laget është i ligjshëm apo jo?!Si banorë na intereson që të mos kemi përplasje as fizike, as verbale,pasi me çfarë flitet e kush flitet që e ka,duket si e pashmangshme përplasja”, – përfundon shqetësimin e tij një nga banorët e zonës.

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular