BallinaKryesoreVIDEO/ PSG shkruan historinë, mposht bindshëm Lajpcigun dhe shkon në finalen e...

VIDEO/ PSG shkruan historinë, mposht bindshëm Lajpcigun dhe shkon në finalen e Champions-it

Historike! PSG prek për herë të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra franceze mposhti në gjysmëfinale Lajpcigun me rezultatin 0-3, në një sfidë të dominuar totalisht nga kampionët e Francës.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra gjermane ishte e pafuqishme përballë të besuarve të Tuhel. Vetëm 13 minuta i kanë mjaftuar PSG-së për të zhbllokuar rezultatin me anë të Markuinjos, ndërkohë që Angel Di Maria dyfishoi shifrat në minutën e 42-të.

Për të hipotekuar këtë sukses historik, mendoi Bernat në minutën e 56-të. Parizienët do të mësojnë ditën e nesërme se cili do të jetë kundërshtari në finalen e madhe. Kujtojmë që nesër do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Bajern Mynih dhe Lion.

 

FT: LAJPCIG – PSG 0-3

Markuinjos 13′ , Di Maria 42′ , Bernat 56′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Lajpcig (3-4-2-1): Gulashi; Mukiele, Upamecano, Klosterman; Laimer, Sabitzer, Kampl, Anxhelino; Nunku, Dani Olmo; Polsen.

fORMACIONET

PSG (4-3-3): Serxhio Riko; Kehrer, Tiago Silva, Kimpembe, Bernat; Paredes, Markuinjos, Herrera; Di Maria, Mbape, Nejmar.

PSG

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular