BallinaAktualitetDetaje për spitalet COVID, ja sa persona janë në terapi intensive dhe...

Detaje për spitalet COVID, ja sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se 178 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 18 prej tyre janë në terapi intensive dhe shtatë prej tyre të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, njofton Ministria e Shendetesise.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular