BallinaAktualitetGara për deputetë/Të kualifikuarit në Pogradec dhe Korçë. Skualifikohen dy emra të...

Gara për deputetë/Të kualifikuarit në Pogradec dhe Korçë. Skualifikohen dy emra të njohur. Salianji konfirmohet

Ish-deputeti Klevis Balliu dhe ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Eduart Kapri, janë skualifikuar nga gara nga vota e anëtarësisë.

Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër. Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

Lista me emrat e kandidatëve që kualifikohen për të vazhduar garën:

1- Anila Hysenbegasi
2- Arjan Mançellari
3- Armant Zerka
4- Erald Kapri
5- Erlis Çela
6- Genti Çela
7- Oligert Muçllari
8- Selaudin Jakupllari

Ndërkohë, ish-deputeti Ervin Salianji ka fituar besimin e anëtarëve në zonën e Maliqit.

Gjithashtu, ka përfunduar edhe procesi i numërimit në Degën e Korçës, ku të dhënat janë si më poshtë:

Numri i anëtarëve me të drejtë vote: 1375 anëtarë. Pjesëmarrja në votime: 884 anëtarë ose 64 %. Më i kontestuari nga kandidatët ka qenë Dritan Shano, por nuk ka arritur të skualifikohet.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijojnë procesin ne fazën tjetër:

  1. ADRIAN MAHO
  2. ANDREA MANO
  3. DRITAN SHANO
  4. GJERGJI GJATA
  5. GJERGJI MERO
  6. KIÇO TANE
  7. KRISTI KOÇIBELLI
  8. LANDI GUSHI
  9. LEDINA ALIOLLI
  10. MATEO BALLI
  11. METIN VENXHA
  12. NIKOLLAQ DOKU
  13. SORINA KOTI
  14. SUELA MYRTOLLARI
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular