BallinaKronikeDetaje/ Si i vrau shqiptari ish-të dashurën biznesmene dhe grekun, i masakroi...

Detaje/ Si i vrau shqiptari ish-të dashurën biznesmene dhe grekun, i masakroi me hanxhar në kokë dhe….(FOTOT)

I dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Loutraki, të Greqisë është një shqiptar, ish-partneri i gruas ukrainase. Mediat fqinje raportojnë se hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë janë duke vijuar, si dhe po punohet për kapjen e autorit.

Vrasja e dyfishtë e gruas ukrainase me profesion fizioterapiste dhe bashkëjetuesit të saj, një farmacist grek 42-vjeçar u krye brenda shtëpisë së saj të pushimeve. Ishte një fqinje e viktimës, ajo e cila raportoi ngjarjen pasi pa se nga dera e shtëpisë përballë po rridhte gjak.

Ajo njoftoi policinë dhe me të vajtur në vendngjarje, policia trokiti disa herë në mënyrë që dikush t’i hapte derën, por pa sukses. Pas i ata hapën me forcë derën panë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak çiftin.

Raportohet se motivi i ngjarjes është krimi për pasion.

Hetimet

Si rezultat i hetimeve deri tani është zbuluar se shqiptari ka hyrë fshehurazi në shtëpinë ish-partneres së tij, ndërsa kjo e fundit dhe bashkëjetuesi isaj ishin të zhveshur lakuriq dhe i ka goditur ata në mënyrë barbare.

Shqiptari përdori një hanxhar për të kryer krimin. Ai arriti që t’i godiste viktimat në të gjithë trupin, por më së shumti në pjesën e kokës.

Autori dogji makinën e viktimës

Menjëherë pas aktit, ai mbylli dyert, dhe u largua me makinën e ish-partneres, të cilin e braktisi dhe i vuri flakën, rreth 500 metra larg shtëpisë së saj.

Mësohet se shqiptari 45-vjeçar, që është shpallur në kërkim  ka një seri veprash penale për grabitje dhe drogë. Ai dyshohet se ka pasur lidhje kohët e fundit me viktimën dhe kohët e fundit nuk ka pranuar për asnjë arsye ndarjen dhe faktin që ajo donte të vazhdonte jetën e saj.

Viktima 43-vjeçare ishte martuar më parë me një biznesmen nga Mykonos, me të cilin kishte një vajzë 20-vjeçare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular