BallinaPolitikeKodi Zgjedhor/ Varhelyi insiston: Prisni opinionin e "Venecias" para se të rivotoni

Kodi Zgjedhor/ Varhelyi insiston: Prisni opinionin e “Venecias” para se të rivotoni

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi sërish për çështjen e Kodit Zgjedhor. Ai tha se është i kënaqur që kryeministri Edi Rama e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias.

Varhelyi bën thirrje që mazhoranca të presë përpara se të bëjë rivotimin në Kuvend.

“Jam i kënaqur që kryeministri Edi Rama mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut.

Prandaj do ishte e matur nëse do të presim që të dorëzohet para rivotimit në Kuvend.

Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular