BallinaBotaEkspertët amerikanë theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Kinën

Ekspertët amerikanë theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Kinën

spot_img
spot_img

Të enjten u mbyll Forumi i Ekonomisë së Re 2020, i bashkorganizuar nga Qendra për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare e Kinës, “Bloomberg”-u, Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike i Britanisë dhe Instituti “Mandela” për Studimet mbi Zhvillimin (MINDS). Shumë ekspertë pjesëmarrës amerikanë u shprehën në këtë forum treditor se është e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me palën kineze.

Gary Cohn, ish-kryetar i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe ish-këshilltar ekonomik i presidentit amerikan, është i mendimit se ShBA-ja dhe Kina kanë nevojë për njëra-tjetrën dhe këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme. Pranimi i një fakti të tillë ka rëndësi kyçe për mirëqenien e të dy vendeve. Cohn-i vuri në dukje se zgjidhja e problemit të deficitit tregtar të ShBA-së ndaj Kinës nuk mund të mbështetet te shtimi i tarifave doganore ndaj mallrave kineze, por te shfrytëzimi i epërsive reciproke të të dy palëve.
“ShBA-ja, në fakt, është një vend që mbështetet kryesisht te sektorët e shërbimeve.
Charlene Barshefsky
Ndërsa ish-Përfaqësuesja Tregtare e ShBA-së Charlene Barshefsky është e mendimit se “lufta e tarifave” është një përpjekje e kotë dhe ka dëmtuar interesat e konsumatorëve amerikanë:
“Pasojat e shtimit të tarifave natyrisht nuk janë përballuar nga Kina, por nga konsumatorët amerikanë dhe importuesit amerikanë”, vuri në dukje ajo.
Për sa i përket bashkëpunimit global, ish-sekretari amerikan i Financave dhe kancelari i nderit i Universitetit të Harvardit Lawrence Summers u shpreh se, përballë goditjes nga pandemia e COVID-19, bankave qendrore të ekonomive kryesore botërore u mungon veprimi i përbashkët në nivel global, siç ndodhi gjatë përballimit të krizës financiare të vitit 2008. Ai theksoi se forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Kinën është shumë i rëndësishëm.

“Gjatë krizës së kaluar financiare, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, FMN-ja, Banka Botërore dhe shumë institucione financiare ndërkombëtare morën shumë masa përballuese, gjë që është në një kontrast të dukshëm me situatën e tanishme, kur mungon politika e unifikuar monetare në nivel global.
Ky është edicioni i tretë i Forumit të Ekonomisë së Re, i fokusuar në pesë tema: financat, tregtia, qytetet, ndryshimi klimatik dhe shëndetësia. Mbi 500 politikanë, sipërmarrës dhe ekspertë nga dhjetëra vende morën pjesë në diskutimet për çështje si lufta antiepidemike, përballimi i ndryshimit klimatik, transformimi dhe ngritja e nivelit të digjitalizimiut, nxitja e zhvillimit të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës të ekonomisë globale pas fillimit të pandemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular