BallinaUncategorizedEMRI/Covid-19 i merr jetën inxhinierit në Maliq

EMRI/Covid-19 i merr jetën inxhinierit në Maliq

Covid-19 i ka marrë jetën së fundmi një inxhinieri nga Maliqi. Bëhet fjalë për Skënder Hajdini. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu. Në një postim në “Facebook”, Topçiu shkruan se ikja e Hajdinit nga kjo jetë është një humbje e madhe për të gjithë qytetin.

Postimi i Gëzim Topçiut në “Facebook”:

Inxhinier Skënder Hajdini nuk ia doli betejës me virusin e pabesë. Shumë të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne.

Do të na mungojë inxhinieri model, fjalëpak e punëtor, qytetari i denjë dhe drejtuesi i zoti. Në emër të Bashkisë Maliq i shprehim ngushëllime familjes, miqve e shokëve!

U prehsh në paqe inxhinier!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular