Greqia kthen mbrapsht autobusët me punëtorë sezonalë/Fieraku rezultoi pozitiv për Covid-19

0

Rreth 50 punëtorë sezonalë janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavije pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku punëtorët sezonale ishin duke shkuar me dy autobusë në Greqi.

Gjatë kontrollit testues RAPID autoritetet greke zbuluan se një 56 vjeçar nga Fieri me inicialet G.M. rezultoi pozitiv ndonëse kishte në dore analizën e negativitetit të bërë në një prej laboratorëve të specializuar në kryeqytet.

Mediat greke ndërkohë flasin për më shumë se një

Kaq ka mjaftuar që dy autobusët me punëtorë sezonalë të kthehen mbrapsht në Shqiperi pasi kjo është një procedurë standarte që zbatohet në të tilla raste.

Pasi mbylli Kapshticën, Greqia me 20 nëntor futi testimin e shpejtë për udhëtarët nga Shqipëria, si e vetmja mënyrë për të provuar vërtetësinë e certifikatës së lëshuar nga autoritetet shqiptare për testin PCR.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.