BallinaKronikeFOTO/Kush është efektivi i FNSH-së që u ekzekutua brenda në makinë

FOTO/Kush është efektivi i FNSH-së që u ekzekutua brenda në makinë

Një efektiv i FNSH-së është ekzekutuar me arme zjarri mëngjesin e sotëm gjatë kohës që ishte në lëvizje me makinë.

Viktima Xhulio Prela, 26 vjeç, është gjetur i vrarë brenda makinës rreth orës 3 të mëngjesit në zonën e Gajushit.

Efektivi i policisë ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në superstradën Lezhe-Milot, kur është qëlluar me arme. Automjeti ka dalë nga rruga dhe përfunduar në një parcele anash rrugës.  Prela është me origjinë nga Puka, dhe ka punuar dy vite ne Komisariatin e Policisë Lezhë.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular