BallinaKronikeU qëllua me plumb në zemër kur po kthehej nga.../ Si u...

U qëllua me plumb në zemër kur po kthehej nga…/ Si u vra efektivi 26-vjeçar i FNSH-së

Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i policit në Lezhë. Raportohet se viktima Xhulio Prela ka qenë duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit, kur është ekzekutuar me plumb në zemër në aksion rrugor Milot-Lezhë.

26-vjeçari është ekzekutuar nga një automjet tjetër dhë bëhet e ditur se policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e autorëve.

Gjatë kontrollit të hetuesve në vendin e ngjarjes janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri. 26-vjeçari Xhulio Prela ishte me origjinë nga Puka.

“Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën”, njofton policia.

U qëllua me plumb në zemër kur po kthehej nga.../ Si u vra

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular