Një automjet ku udhëtonin dy të rinj, ka kapërcyer barrierat e autostradës dhe ka fluturuar mbi 100 metra në ajër duke përfunduar në një oborr banese shumë larg rrugës.
Ngjarja ndodhi në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.
Makina është shkatërruar tërësisht ndërsa dy të rinjtë janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.
Sipas burimeve të para të informacionit thuhet se ka qënë një automjet tip Audi Q5 me targa AA 189 CZ.
Automjeti ka dal nga rruga si rezultat i shpejtësisë dhe pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse të rrugës ka hyrë në oborrin e banesës që ndodhej anës rrugës.
Në automjet udhëtonin dy djem të rinjë të cilët mbetën të plagosur e po marrin mjekimin në spitalin e Lushnjes.
Disa vite më parë si ky rast makina i mori jetën një të moshuare në oborrin e banesës së saj.
Në vëndngjarje ka shkuar policia e po kryen veprimet ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.