BallinaAktualitet“Sa lekë keni, bashkë me ato të fshehurat?” Rama: Jam me fat...

“Sa lekë keni, bashkë me ato të fshehurat?” Rama: Jam me fat që jam burri i Linda Ramës, nuk kam asnjë qindarkë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, se cila ishte pasuria e tij pas një karriere shumë të gjatë në politikë, me gazetarin që e ka ngacmuar duke i thënë të të tregojë edhe paratë e fshehura.

Por kryeministri u shpreh se nuk ka asnjë qindarkë në xhepin e tij që ëhstë marrë nga puna e të tjerëve, ndërsa shtoi se është shumë me fat që është burri i Linda Ramës, pasi edhe shtëpinë në Surrel e kanë falë saj.

“Do doja shumë të shkruaja dhe një ditë do shkruaj. Fatkeqësisht, shumica dërrmuese e njerëzve mendojnë se të merresh me politikë do të thotë të bësh lekë, të bësh jetë qejfi e të jetosh përtej mundësive të tua. Nuk kam asnjë lloj raporti të veçantë me paranë. Kam pasione që nuk janë të shtrenjta dhe që kam patur fatin të mos i ndrydh për shkak pamundësie.

Jam i dhënë pas artit, librave, shqipshkrimit dhe këto nuk ëkrkojnë asgjë përtej mundësive që kam. Jam rritur në një shtëpi ku është folur për pasurinë në një formë të caktuar që më ka ndikuar. Është folur për pasurinë e stërgjyshit tim, që e vuri në dispozicion të ndërtimit të shkollave shqipe.

Shtëpia ime nuk është vilë, është një nga shtëpitë që është ndërtuar pas viteve ’90. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe s’ka asnjë politikan aty. Unë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i saj, kisha dëshirë të rrija në shtëpi me qera.

Linda kishte një tjetër ide, që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familje. Kishte një tokë që e kishte marrë që në vitin 2000 dhe është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Ajo i ka ndenjtur mbi kokë asaj shtëpie.

Nuk kam asnjë qindarkë që është në xhepin tim dhe është fituar nga puna e të tjerëve. E kam patur prej kohësh të qartë se në këtë botë jemi për të kaluar dhe jo për të ndenjur. Unë këtë kohë dua ta shfrytëzoj për pasionet e mia, për të dhënë dhe jo për të marrë dhe jam mëse i plotësuar”, tha kryeministri Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular