BallinaKryesorePërgjimet e reja të dosjes së Dibrës "184", ”I shoqi krah për...

Përgjimet e reja të dosjes së Dibrës “184”, ”I shoqi krah për krah Lul Bashën, bisedo me mësuesen”

Nga: Elton Qyno

Ora News vijon publikimin e përgjimeve të reja nga dosja “184”për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Në episodet e reja të bisedave që ndodhen në dosjen e Prokurorisë, janë dokumentuar presionet që bëheshin ndaj mësuesve që njiheshin në zonë si mbështetës të PD. Po kështu funksionarët lokalë rezulton se kanë përdorur presionin me heqje licencash ndaj sipërmarrësve që nuk mbështesnin Partinë Socialiste në Dibër.

Ora News vijon me zbardhjen e përgjimeve të reja të dosjes “184”, në në cilën jepet një tablo e qartë mbi dinamikën e blerjes së votave nga ana e eksponentëve, zyrtarëve dhe biznesmenëve të inkriminuar të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës.

Mes shumë bisedave që jepen në dosjen penale është një bisedë, ku Drini Gjeçi, Drejtori i Arsimit Dibër, bisedon me Gjylsime Topallin, drejtoreshë shkolle në zonën e Maqellarës.

Të dy bashkëbisedojnë lidhur me deklarimin e votës së një mësuese në Maqellarë, që është në varësi të Gjylsime Topallit.

Kjo mësuese ka bindje demokratike dhe se militantët e PS dhe personat që kryenin monitorimin e individëve që shoqëronin Lulzim Bashën në takimet elektorale, kishin raportuar se burri i mësues ishte pjesë e takimeve të kryetarit të PD, ndaj dhe duhet të merreshin masa ndëshkimore.

Mes dy bashkëbiseduesve zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Drini e pyet Gjylsimen lidhur me mësuesen e anglishtes të quajtur Rozeta Xholi dhe Gjylsimja i përgjigjet:“Është mëusese shumë e mirë, është e djathtë por është shumë shumë e mirë. Është njishi i anglisthes jo këtu, në rrethin e Dibrës. Ka mbaru me të gjitha dhjeta”.

Drini e pyet: A ka liçencë?

Gjylsimja i përgjigjet: “Po po, nuk e ka kap ajo, sistemi”.

Drini e pyet Gjylsimen: “Ke bisedu ti me të apo jo…?

Gjylsimja i përgjigjet: Si s’kam bisedu me të…?!.Kam bisedu me të, ajo thotë votat janë të fshehura, votat do jua jap juve por nuk mund të dali absolutisht hapur pasi është kunata e Ylber Dacit”.

Drini e pyet: Domethënë nuk na bën dëm…?”

Gjylsimja i përgjigjet:”Ajo thotë do votoj, po unë nuk e di…”

Drini i mërzitur i thotë: “Aman moj aman si ju rrejnë, i shoqi sot krah për krah me Lul Bashën në takim…”

Gjylsimja i thotë:”Po ça krah për krah, i shoqi Adriatik Xholi është kryetar komisioni në Kërçisht.

Ndërkohë një tjetër i pandehur i kësaj dosje, Hasan Hoti, me detyrë drejtues i njësisë administrative Lurë, sipas materialeve që “Ora News” i disponon, tregohet mjaft aktiv në blerjen e votave për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Dibrës, të zhvilluara në shtator 2016.

Hoti është në gjendje që ata persona të cilët nuk arrin t’i korruptojë, t’i mbajë të mbërthyer me hu, brenda rrethimit të shtëpisë, me qëllim që të mos dalin për të votuar ditën e votimit.

Në një bisedë të zhvilluar në muajin Shtator, i pandehuri Hasan Hoti, flet me një person që quhet Qamil.

Me tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Hasani i thotë Qamilit: “Dëgjom me vëmendje. Do të ta ndaloj çentralin me vendim të Këshillit Bashkiak. Merre Bashkimin në telefon, i thuaji merr çunin e Mitatit, të votojë çuni i Mitatit me nënën e vet.”

Qamili i përgjigjet:”Mirë.”

Hasani i thotë: “Nuk e çoi e nuk votoi me çunin e Mitatit, ta harrosh. Hebibin e Bashkimin do t’i mbaj me hu dhe nuk kan me hy aty tek dajat e mi.”

Qamili i përgjigjet:”Mirë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular