BallinaEkonomiShpërthen biznesmeni në emision: Në 2013 votova Ramën, por ai vendosi taksë...

Shpërthen biznesmeni në emision: Në 2013 votova Ramën, por ai vendosi taksë komuniste, kemi ulur pagat nga halli

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka shpërthyer me nota të larta në emisionin “Open”, ku po diskutohet tema nëse duhet të aplikohet taksa e sheshtë apo ajo progresive.

Ai tha së në 2013 ka votuar Ramën me shpresën se do të ulë taksat, por pa të kundërtën.

Neranxi zbuloi se në kompanitë e tij është detyruar të ulë pagat pasi janë rritur taksat.

“Unë në 2013 e votova qeverinë Rama se ai na premtoi uljen e taksave. Por nuk ndodhi kështu. Qeveria vendosi një taskë komuniste. Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Por kjo do të thotë se nuk duhet punuar shumë. Pra qeveria thotë mos paguani shumë. Kjo bëhet që të jemi të gjithë të varfër e të shkojmë te sheshi me shpresën te qeveria. Taksmi i lartë na ka detyruar të ulim pagat”, tha Neranxi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular