Nënkryetari demokrat, Edi Paloka ka reagur ne Facebook, pas vendimit të kreut të bashkisë së Tiranës, për të mbjellë një pemë në kujtim të të riut Klodian Rasha, që u vra me gjakftohtësi nga një punonjës i Policisë së Shtetit.
Ja postimi i plotë:
Prind i shkretë!!! I vrasin djalin dhe pastaj e detyrojnë dhe t’ju thotë “faleminderit”…O baba i shkretë dije qe dhe atë pemë nuk e mbolli në kujtim të birit tend po se kërkon me çdo mënyrë të tërheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve të tij me mafien!