Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar që nesër na pret një ditë e acartë.
Vendi ynë, por edhe rajoni i Ballkanit, ashtu si sot, dhe për ditën e enjte do të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata
Nisur nga kjo, moti të enjten do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, bëjnë përjashtime vendet malore ku do të ketë vranësira kalimtare, duke filluar nga orët e pasdites.
Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriore dhe në qendër. Në relievet e larta malore, këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -9°C deri në 4°C
zonat e ulëta -6°C deri në 10°C
zonat bregdetare -2°C deri në 12°C