BallinaAktualitetArrestimi i 3 infermiereve dhe sanitares/Gazetarja: Prokuroria paralajmëron për hetime të tjera,...

Arrestimi i 3 infermiereve dhe sanitares/Gazetarja: Prokuroria paralajmëron për hetime të tjera, në telefonin e Tires…

Katër urdhër-arreste u ekzekutuan sot nga autoritetet në Tiranë, për skandalin e Tire Alldërvishit, që dyshohet se janë pjesë e skemës së zhvatjes së parave ndaj pacientëve me COVID, të shtruar te spitali COVID 2.

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha, në “Open” tha se Prokuroria ka paralajmëruar për të tjera hetime, ndaj të tjerë personash.

Ajo tha se në telefonin e Tire Alldërvishit janë një sërë bisedash, ndërsa ajo le porosi te të tjerë infermierë apo sanitarë në spital, ndërsa janë zbuluar edhe emrat e këtyre personave.

“Skema është zbuluar pas faktit të bërë publik në një emision investigativ dhe bisedat në telefon dhe kështu kanë shkuar tek infermieret dhe sanitarët. Prokuroria paralajmëron edhe hetime ndaj shtetasve të tjerë. Në celularin e Tire Alldërvishit shihen porosi që lë tek infermierët dhe sanitarët e tjerë dhe kanë zbuluar emrat që përmenden në këto biseda janë pacientë të shtruar për një periudhë kohe të caktuar. Në një bisedë, Tire Alldërvishi e ka me një person që e ka quajtur Sheqere kati i tretë. Bisedat vazhdojnë dhe me një infermiere të dytë që lë porosi, duke ndërruar turnet secila linte porosi dhe në një moment thonë ‘S’ka gjë se i ndajmë të gjitha’, mes Mirës, e cila është arrestuar dhe Tire Alldërvishi.

Të dyshuarat shfaqen në hyrje të spitalit dhe vetëofrohen tek familjarët për ushqime apo ndërresa. Familjarët në shenjë falënderimi i japin bakshishe deri në 10 mijë lekë të reja dhe më pas shkëmbime numrash telefoni. Në një moment, të dyshuarat thonë në biseda të zbardhura në telefonin e Tire Alldërvishit dhe dalin në një moment kur një prej të dyshuarave thotë që të mos bëjë asgjë më shumë se nuk kanë marrë para. Sipas bisedave të zbardhura deri tani, njëra është e pakënaqur se ka marrë vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që prokuroria është duke paralajmëruar dhe hetime të tjera”, tha ajo.

Ditën e sotme u arrestuan tre infermiere dhe një sanitare, Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, Rukije Hoxhaj dhe Mira Bushi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular