Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës.
Duma shprehet se në Kavajë dëgjoi problematikat e tyre, në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.
rejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma, zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël të Kavajës ku dëgjoi problematikat e tyre në këtë situatë krize të thellë nga keqqeverisja e Edi Ramës që e ka lënë vendin në vendnumëro.
Përfaqësuesit e biznesit i thanë zonjës Duma se problemet janë të shumta duke filluar nga taksat e larta e deri tek rënia e konsumit, ndërkohë që mungon vëmendja e pushtetit vendor për ti mbështetur.
“Kemi litarin në fyt”, – i thanë zonjës Duma përfaqësuesit e biznesit të cilët thonë se janë në limitet e mbijetesës, për pasojë janë duke rrezikuar falimentimin duke lënë qindra familje pa bukën e gojës.
Drejtuesja politike e PD, i tha përfaqësuesve të biznesit se PD dhe zoti Basha, me planin e tyre qeverisës kanë në plan të parë shpëtimin e biznesit dhe frenimin e krizës së ekonomisë. Për këtë, tha zonja Duma, qeveria e pas 25 prillit ka detajuar një program të qartë me të cilin fiton ekonomia, biznesi, qytetarët, fiton Shqipëria
… [Trackback]
[…] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2021/02/18/kemi-litarin-ne-fyt-grida-duma-takon-perfaqesues-te-biznesit-te-vogel-ne-kavaje-frenojme-krizen-ekonomike-me-25-prill-fiton-shqiperia/ […]
Comments are closed.