BallinaAktualitetFOTO/Coronavirusi i merr jetën për dy ditë babait dhe birit 17 vjeç

FOTO/Coronavirusi i merr jetën për dy ditë babait dhe birit 17 vjeç

Luftar Seiti, babai i 17-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e djeshme, i cili ndodhej në intubim ka ndërruar jetë sot.
dzvishte
Ndërsa Qamil Seiti nuk arriti dot që të fitonte betejën me covidin, ditën e sotme ndërroi jetë edhe babai i tij, i cili ndodhej në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
17-vjeçari nga Memaliaj kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Mësohet se 17-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, raporton “Top Channel”. Nje miku i 17 vjeçarit, shoku i tij i fëmijërisë, Xhuliano tregoi: “Ai kishte shumë qejf kuzhinën, si pasion dhe punonte kur kishte kohë të lirë, donte të ishte dikush për më vonë. Ai vazhdoi një shkollë profesionale, donte punën, donte jetën. Babai i tij ishte në intubim. Komunikova para 10 ditësh para se të prekej. Na ka ardhur e papritur në fillim që nga karantinimi sepse jemi dhe në moshë të re. Ai ishte tip energjik, nuk i trembej diçkaje, nuk e mendonim shumë se do të prekeshim, ai mendonte për familjen për babanë, nënën”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular