BallinaAktualitetSkandali/Vdiq 4 muaj më parë, Kujtim Gjuzi e fut mësuesen në listën...

Skandali/Vdiq 4 muaj më parë, Kujtim Gjuzi e fut mësuesen në listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i partisë Konservatore Kujtim Gjuzi shpalli mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, e cila sipas tij përbëhet nga biznesmenë, stilistë, etj. Mes kandidatëve që publikoi Gjuzi gjendej edhe emri i Perika Xhulit.

Por arkitekti Astrit Seranaj i njohur për qëndresën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ditën e sotme në një postim në Facebook shkruan se Perika Xhuli ka ndërruar jetë 4 muaj më parë, 27 tetor 2020.

Tragjikomedi! Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kujtim Gjuzi, o idiot, o maskara, o i paftyrë. Yyyttt. Jashtëqitje kombëtare. Perika Xhuli ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020. Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit.

Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar. I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqve të saj ngushëllimet tona të sinqerta. Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit..Çfarë të thuash..tmerr” shkruan Seranaj i indinjuar./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular