BallinaUncategorizedBujar Leskaj prezanton kandidatët e PD: Ekipi i Sarandës përbëhet nga figura...

Bujar Leskaj prezanton kandidatët e PD: Ekipi i Sarandës përbëhet nga figura të shkëlqyera, do të maksimalizojnë votat

Statusi i Bujar Leskajt
Sot prezantova kandidatët e listës fituese të Partisë Demokratike në Sarandë; znj. Ina Zhupa, nr.2 të listës dhe zëdhënëse e PD, Jolio Dinen nr.7 dhe Manjola Nikollon nr.15, si kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit, për zonën Sarandë, Konispol, Finiq, Delvinë dhe Himarë.
Ekipi i Sarandës përbëhet nga figura të shkëlqyera, që do të maksimalizojnë votat dhe që do t’i sjellin fitoren PD në qarkun e Vlorës.
Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë të motivuara dhe të angazhuara maksimalisht për fitoren në 25 prill, duke zëvendësuar politikën cinike me politikën e shpresës dhe të ndryshimit.
Ina Zhupa theksoi se PD në Sarandë do të bëjë nje fushatë model, një fushatë qytetare, ku do shpalosen planet konkrete të Partisë Demokratike dhe ekipit të kandidateve me çdo qytetar.
Kandidatet Jolio Dine dhe Manjola Nikollo shprehen gadishmërinë e tyre dhe besimin tek ndryshimi, I cili do të vijë në 25 prill
25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën dhe fillojmë ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar.
Së bashku për fitoren!
✌
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular