BallinaSportVIDEO/ Gol spektakolar i Kosovës, Halimi i shënon Spanjës nga 40 metra,...

VIDEO/ Gol spektakolar i Kosovës, Halimi i shënon Spanjës nga 40 metra, por festa nuk zgjat

Përballja e Spanjës me Kosovën po dhuron spektakël. Ndërsa pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të spanjollëve, dardanët kanë shënuar një gol spektakolar në minutën e ’70

Një dalje të gabuar të portierit të Spanjës e shfrytëzoi Besar Halimi duke ia rrëmbyer topin dhe duke shënuar një supergol nga largësia.

Festa nuk zgjati shumë, pasi spanjollët shënuan golin e tretë 5 minuta më vonë me anë të Gerard Moreno.

Dy golat e tjerë Spanja i shënoi në pjesën e parë.

Golin e parë për spanjollët e shënoi Dani Olmo në minutën e 34′. Vetëm dy minuta më vonë, spanjollët shënuan golin e dytë me Ferran Torres.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular