BallinaOP EDQytetarët nuk kanë nevojë për asfalte elektorale, as për menca ushqimi

Qytetarët nuk kanë nevojë për asfalte elektorale, as për menca ushqimi

Nga Hari Imeri

Nëse qeveria do të ishte pranë qytetarëve me shërbime vetëm 10% të asaj që ju gjendet në kohë fushate, ata do të kishin më pak nevoja, më pak lodhje shpirtërore

Asnjë qeveri nuk është përfekte, por çdo qeverisje duhet të matet me rekordet e veta dhe nëse bilancet flasin se qeversja në dominacë ka qënë në funksion të përmirësimit të jetesës dhe ekonomisë së qytetarëve, ajo ballëhapur, me krenari, mund të kërkoj një mandat tjetër qeverisës. Qytetarët nuk kanë nevoje për asfalte elektorale, as për menca që joshja e tyre kapërdihet më vështirë se një ushqim i dekompozuar. As për ushqime, lekë, apo punësime elektorale që kërkojnë të deformojnë vullnetin e votuesve të sakatuar ekonomikisht për 8 vite me rradhë.
Nëse nuk i azgjesojmë kësisoj metodash meskine të pasinqerta, në vend do të qëndrojmë, e përparim nuk do të njohim.

APEL ATYRE QË SHPËRNDAJNË USHQIME, LEKË DHE I BËJNË PRESIONE VOTUESVE:

Nuk do ti fal.

Kjo nuk është ngarkesë emocionale e ç’liruar në kohë fushate, kjo është drejtësi që shërben për të mos cënuar dhe njëkohësisht për të lartësuar dinjitetin njerëzor.

Në 8 vite që drejtoj Degën e Partisë Demokratike të Delvinës, përtej polarizimit apo bindjeve politike, kam shpenzuar gjithë energjinë dhe potencialet e mija për të nxitur morale të larta dhe fisnikëri midis bashkëqytetarëve. Nuk kam lejuar asnjë incident që çonë në ndarrje të njerëzve sepse e dua Delvinës dhe delvinjotët përtej gjithçkaje.
Sa për benefite pushteti, unë u rrita në opozitë për tu tërhequr në “pushtet”

Autori eshte kreu i deges se PD Delvine

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular