BallinaKryesoreBasha pritet me entuziazëm në Elbasan: 25 prilli ditë ndryshimi për çdo...

Basha pritet me entuziazëm në Elbasan: 25 prilli ditë ndryshimi për çdo famije dhe fëmijë shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në Elbasan, ku ka zhvilluar këtë pasdite një takim me qytetarë dhe simpatizantë

Ndërsa i falënderoi për mikëpritjen e zjarrtë, Basha tha se ora e ndryshimit për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare po afron.

‘Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja.

Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!”-tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular