Është dorëzuar në polici Marjus Dema, i riu që akuzohet për vrasje e Mehmet Qemës mbrëmë në Tiranë.
Mësohet se pas kontrolleve të shumta e pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët, në këto momente u dorëzuan në Policinë e Tiranës autori dhe një nga personat prezent në ngjarje. Personi tjetër që është dorëzuar është Frenkli Myftari.
Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e ‘5 majit’.