BallinaKryesoreZgjedhjet në PD/Shpërndahen listat e anëtarëve dy ditë para votimit. Jemin Gjana:...

Zgjedhjet në PD/Shpërndahen listat e anëtarëve dy ditë para votimit. Jemin Gjana: Shpresoj mos të ndodhë, por do pezullojmë procesin nëse…

Komisioni Zgjedhor hapi sot listat e anëtarësisë së PD për votimet e së dielës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana bëri të ditur se, pas hapjes së sistemit, degëve do t’u dërgohen listat e vulosura dhe me firmën e anëtarëve të Komisionit, përfshi dhe kandidatëve për kryetar të PD.

Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, te cilët ndahen në 76 komisione votimi.

“Në pesë degë që kanë nga dy komisione bëhet një ndarje afërsisht e barabartë e numrit të anëtarëve. Kemi përgatitur zarfat për secilin prej komisioneve. Janë 76 zarfa në të cilat do të fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit. Do t’i mbyllim, do t’i vulosim, dhe do t’i firmosim, secili, Kryetari dhe Sekretari i komisionit, detyrimisht dhe secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues të kandidatëve të këtij Komisioni, firmën mbi këto zarfe tek pjesa që mbyllet.

Zarfat, bashkë me materialet e tjera zgjedhore, do të shpërndahen nesër dhe do të hapen në prani të Komisionit, në momentin që fillon procesi i votimit. Pra do të hapen në orën 08:00 të ditës së diel. Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfat nuk mund të hapen nga askush, zarfat do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit.

Shpresoj që mos të ndodhë por meqë ka pasur pyetje dhe shqetësime nëse do na rezultojë që një zarf i fletëve të votimit është i dëmtuar, i prishur, i hapur, do pezullojmë në degën përkatëse procesin derisa t’i pajisim me setin tjetër të listës së votuesve, s’besoj te këtë kaq njerëz delikuent që ta bëjnë këtë brenda komisioneve”- u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular