BallinaPolitikeAmbasadori Gjerman Peter Zingraf viziton Selinë e LRE

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf viziton Selinë e LRE

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf ka zhvilluar një takim në Selinë e LRE me Kryetarin e kësaj Partie z. Arian Galdini dhe me disa drejtuesit kryesorë të LRE.

LRE – Lëvizja e Re është tashmë prej 1 viti në skenën politike shqiptare si një parti e djathtë dhe opozitare.

Vetëm pak javë më parë, në dt 21 gusht, LRE – Lëvizja e Re organizoi Marshimin e Dinjitetit nga Sheshi Skënderbej në Sheshin Nënë Tereza e më pas përballë Kryeministrisë, ku morën pjesë mbi 400 qytetarë.

Vizita e Ambasadorit Gjerman Peter Zingraf në Selinë e LRE, vjen pak ditë pas vizitës së lamtumirës së Kancelares Merkel në Tiranë, e menjëherë pas zgjedhjeve në Gjermani.

LRE e drejtuar nga Arian Galdini është e deklaruar si një parti e djathtë dhe opozitare, qartësisht pro Perëndimore, pro Integrimit Europian dhe vendosmërisht pro Reformës në Drejtësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular