BallinaAktualitetEMRI/ Sërish ndryshime në qeveri, emërohet zëvendësministrja e re e Turizmit dhe...

EMRI/ Sërish ndryshime në qeveri, emërohet zëvendësministrja e re e Turizmit dhe Mjedisit

Në takimin e sotëm të zhvilluar nga Këshilli i Ministrave janë njoftuar vendime të reja.

Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, me vendim të Këshillit.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular