Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta pranonte një mandat të dytë si President nëse këtë ia propozon Rama dhe Basha.
Ai deklaroi se në 25 korrik 2022 do t’i rikthehet jetës aktive politike, ndërsa u shpreh se deri në 25 prill ka bërë gjithçka në pozicionin e tij si President.
Ai u shpreh mes të tjerave se 25 prilli ia ndryshoi planet, pasi kishte menduar edhe per nje mandat tjetër.
“25 prilli ndryshoi planet e mia. Plani im ishte që të kalojmë këtë situatë kaq të rëndë, që nuk ia uroj asnjë Presidenti dhe nuk do ta ketë asnjë president sepse unë do të jem aktiv politik në 25 korrik. Nuk kam rrugë tjetër. Plani im ishte të bëj edhe një mandat tjetër si President, gjatë kësaj kohe të riparoj disa gjëra dhe në kushtetutë, për popullin por edhe institucionin e Presidentit që të mbrojë shtetin nga pushteti. Ilir Meta si person, për eksperiencat që ka, i ka përballuar dhe do ti përballojë deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të jetë një president që të mbrojë shtetin”, u shpreh Meta.
Pyetje: Nëse Rama dhe Basha do të bien dakord tju propozojnë për president do ta pranonit?
Ilir Meta: Kurrë dhe asnjëherë. Shqipëria ka nevojë për politikë. Nuk kam çfarë të bëjë më shumë për President. Deri në 25 prill kam bërë çdo gjë dhe i kërkoj fjale të gjithë shqiptarëve nëse i kam krijuar edhe ndonjë shqetësim.
RAPORTI ME BERISHEN
Ndërsa i pyetur për raportet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidenti Meta u shpreh: “Unë nuk jam për t’u bashkuar me një e për t’u bashkuar me një tjetër. Këto çështje i bëj për Shqipërinë dhe për çështje të mëdha. Unë jam lider vetë. Për Sali Berishën kam një respekt që e dinë të gjithë. Sali Berisha po të tha po, po, ske nevojë për dëshmitarë për marrëveshje. Po të tha jo, atëherë jo. Unë jam lider vetë. Ai ka qenë kryeministër, dhe unë kam qenë zëvendëskryeministër. Kam pasur marrëdhënie korrekte me të. Unë kam qenë kryeministër, Paskal Milo ministër. Çfarë dua unë nga Rama, Basha e Berisha. Të kthejmë sovranitetin popullit shqiptar. Shumë mirë që bëjnë referendum brenda partisë, por këtë duhet ta bëjnë për popullin”.