BallinaKryesoreVarianti i ri afrikan i Covid-19/ OBSH në deklaratë zyrtare: Ka një...

Varianti i ri afrikan i Covid-19/ OBSH në deklaratë zyrtare: Ka një numër të madh mutacionesh, disa prej tyre janë shqetësuese

Varianti i ri i Covid-19 i cili tashmë ka mbërritur në Europë, ka shkaktuar jo pak frikë  për shkak të agresivitetit që ai pretendohet të ketë. Në një deklaratë, OBSH thotë se varianti i ri afrikan ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese.

Dëshmitë paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të riinfeksionit me këtë variant, në krahasim me variantet e tjera, thotë ai.

OBSH e ka riemëruar llojin B.1.1.529 të zbuluar së fundmi Omicron. Varianti u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut të mërkurën. Ai është identifikuar gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

OBSH thotë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular