BallinaKryesore“Përgjegjësia fillon nga mua”- Zbardhen debatet në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve....

“Përgjegjësia fillon nga mua”- Zbardhen debatet në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. Basha: Të bëhemi gati për betejën e ardhshme

Panorama.al ka zbardhur debatet brenda Kolegjit të Kryetarëve në PD, mbledhje e cila zhvillohet dy ditë pas zgjedhjeve të pjesshme ku Partia Demokratike nuk fitoi asnjë bashki.

Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se përgjegjësia bie mbi të gjithë, duke filluar nga ai, kryetari i PD.

Basha është shprehur se ajo që kanë në dorë është të qëndrojnë dhe të bëjnë betejë, duke theksuar se duhet te tejkalojnë kultin e individit. “Te bëhemi gati për betejën e ardhshme” ka deklaruar Basha.

“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet te mbaje pergjegjesi. Ne kemi ne dore te qëndrojmë, te bejme beteje, te bejme ndryshime, te tejkalojmë kultin e individit, për t’u bere gati per betejen e ardhshme”, ka thënë Basha.

Në krah të Lulzim Bashës ka dalë ish-kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i cili i ka kërkuar që të mos e mendojë dorëheqjen, pasi janë ne një anije dhe ai është kapiteni, qe largohet i fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular