BallinaKryesoreNdryshimi i sistemit zgjedhor/Flamur Noka flet për marrëveshje sekrete. Ja reagimi i...

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/Flamur Noka flet për marrëveshje sekrete. Ja reagimi i Alibeajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar Lulzim Bashën se ka dakordësuar një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama për reformën zgjedhore.

Në një intervistë për Syri Tv, Noka shprehet se pas këtij projekti qëndrojnë edhe mbështetësit e Bashës, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.

Sipas një draftmarrëveshje të pretenduar nga deputeti Noka, pika kryesore e saj është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në sistem proporcional kombëtar. Ndër të tjera, në draftin e pretenduar, thuhet se pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5% ndërsa forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë.

Për këtë informacion ka reaguar dhe Enkelejd Alibeaj. Ai e ka konsideruar një shpifje dhe një sajesë të paprecedentë.

Alibeaj i është drejtuar deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së me një mesazh ku sqaron se kjo është një sajesë e krijuar për të vijuar me axhendën e përçarjes.

Mesazhi i Enkelejd Alibeajt:

Të nderuar kolegë! Nga zyra e shtypit jam informuar për një shpifje të thënë në një emision televiziv nga deputeti Flamur Noka, drejtuar ndaj meje dhe kolegëve Tabaku dhe Bardhi. Dua të informoj secilin prej jush, se kjo është një sajesë e ulet, e padenjë për një demokrat dhe e paprecedentë. Unë dhe asnjë koleg në PD, nuk kemi asnjë lidhje me dokumentin e gënjeshtër, që konsiderohet “sekret”, por që është në fakt në dorën e atij që e ka sajuar, për të përbaltur kolegët dhe për të trajtuar si budallenj demokratët. Këto sajesa janë të denja për sigurimin e shtetit, e mesa duket vazhdohet me axhendën e përçarjes por s’kanë qenë dhe as mund të jenë metoda funksionimi në Partinë Demokratike. Akte të tilla, sajesa të tilla, duhet të turpërojnë cilindo që i sajon. Ndjeva të domosdoshme që indinjatën time mbi këtë sajesë ta ndaj me secilin koleg të Grupit Parlamentar. Ndjesë për shqetësimin në këtë ditë të shenjtë për besimtarët myslimanë, por që mendjet e liga nuk të lenë të qetë as në një ditë të shenjtë. Ju uroj një natë të qetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular