BallinaUncategorizedVIDEOSKANDALI/Kurora me lule e Bashës largohet pas disa sekondash nga arkivoli i...

VIDEOSKANDALI/Kurora me lule e Bashës largohet pas disa sekondash nga arkivoli i Nishanit

Shumë politikanë dhe personalitete të njohura të artit dhe kulturës i dhanë lamturmirën e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit. Ajo çfarë bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e disa figurave politike, dhe mes tyre edhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha.

Duket se ndasitë politike mes ish kreut të PD, Lulyim Basha dhe të ndjerit Bujar Nishani kanë vijuar edhe pas vdekjes së këtij të fundit. Kjo pasi, ish kreu i PD, në mungesë të prezencës së tij fizike në ceremony, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë, ka dërguar një kurorë me lule në Presidencë, … dhe ndodhi ajo që nuk pritej.

Në videon e mëshposhtme dokumentohet, se kurora me lule e dërguar nga Basha, vëtëm disa sekonda pasi vendoset ngjitur me lulet e tjera, pranë trupit të të ndjerit, është larguar nga stafi. Nuk dihet nëse ky veprim është kërkuar nga familja, apo është marrë nga vetë stafi i Presidencës që ka organizuar ceremoninë.

Kujtojmë që ish-Presidenti u rreshtua krah ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha për të larguar nga partia “elitat e vjetra”.

Ish- Presidenti Buajr Nishani u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërsa homazhet u kryen në ambientet e Presidencës. Në ceremoni kanë shkuar të kanë marrë pjesë politikanë nga Shqipëria, nga vendet e rajonit dhe politikanët socialistë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular