Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Mësohet nga informacionet e para se një person ka humbur jetën ndërsa po udhëtonte me biçiklete dhe është përplasur nga një automjet. Theksohet nga burimet se viktima ishte një grua, identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.
Aksi Shkodër-Koplik mbetet një nga akset më problematike në Shqipëri dhe shkak është errësira në këtë rrugë.