BallinaPolitikeKreu i PLL: Çdo parti, në rast koalicioni, duhet të ketë listën...

Kreu i PLL: Çdo parti, në rast koalicioni, duhet të ketë listën e vet të këshilltarëve dhe kjo listë duhet të jetë e hapur!

Nga Shpetim Axhami
Çdo parti, në rast koalicioni, duhet të ketë listën e vet të këshilltarëve dhe kjo listë duhet të jetë e hapur!
Një subjekt politik në zgjedhjet vendore ka të drejtën e kandidimit për kryetar bashkie dhe pêr këshilltar bashkiak ( kemi dy fletë votimi)
Sipas Kodit Zgjedhor, neni 165) partitë në koalicion, mbështesin të njëjtin kandidat për kryetar bashkie dhe paraqiten me një listë të përbashkët për këshilltar bashkiak.
Kjo e vështirëson mundësinë e kandidimit të një subjekti politik në të gjitha bashkitë, pamundëson përfaqësimin e partisë me disa kandidatura për këshilltarë brenda së njëjtës bashki dhe nuk kejon që këshilltari i një subjekti të përfitoj futjen në këshill si dikur me herës sipas presjes dhjetore.
Një ligj zgjedhor demokratik, që ne kërkojmë në lidhje me këtë pikë, do të ishte ai ku të lejoheshin koalicionet dhe çdo parti e koalicionit të kishte listën e vet të kandidatëve për këshilltarë bashkiak.
Kjo listë e këshilltarëve bashkiak duhet të jetë gjithashtu një listë e hapur.
Alternativa e listave të hapura, me shumë kandidatura të një subjekti në konkurencë mes tyre, jo vetëm maksimalizon votën për një subjekt por është demokraci e brendshme brenda partisë duke identifikuar personin më të votuar brenda saj në një degë të caktuar.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular