Prokurori Adnan Xholi, i cili ishte kandidat për kreun e ri të SPAK është zgjedhur këtë të hënë kreu i seksionit kundër krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaçme, raporton News24. Xholi u zgjodh në vend të Altin Dumanit i cili është emëruar drejtuesi i ri i SPAK Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK, do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi. Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.
Adnan Xholi merr post drejtues në SPAK, emërohet në vend të…Ja posti qe merr Arben Kraja
RELATED ARTICLES