Çështja McGonigal/“Kam zero kusure mbi kurriz”, fjalimi i fortë Orjola Pampurit: Mjaft me kode, me kode flet Mafia! Thoni të vërtetat!

0
1940

Nga Orjola Pampuri
Doja ta nisja faktikisht me atë që ndodhi dje me vrasjen, por nuk dua të humbas fillin e asaj që tha zoti Pëllumbi, që në mos do të gjenit këtë, diçka tjetër do kishit gjetur. Në fakt, këtë nuk e gjetëm, kjo na gjeti dhe nuk na gjeti ne, por i ka gjetur shqiptarët dhe të gjithë ne që jemi të pafajshëm dhe të papërlyer, që jemi në këtë sallë. Sa i përket asaj që ndodhi dje, në fakt është një ngjarje shumë e rëndë, por është në vijimësi të ngjarjeve të tjera të cilat ne i kemi përmendur dhe sa herë që ndodh një ngjarje e tillë ne flasim këtu, mbajmë heshtje, bëjmë projektligje, bëjmë fushata, sensibilizojmë, flasim, këto mesa duket kanë rënë, i kemi bërë shumë mirë, por nuk kanë patur efekt. Ajo që sot ka efekt është pikërisht ajo për cilën u fol sot në këtë sallë dhe është shumë e rëndë. Unë të them të drejtën kam mbetur e shokuar ashtu sikurse shumë shqiptarë sot që kanë dëgjuar aq sa e kanë dëgjuar këtë seancë, e aq sa do të përflitet në media, atë që kolegu juaj tha, sepse ne flasim për zbatushmëri ligji, për pandëshkueshmëri, flasim për forcim ligji, flasim për drejtësi, flasim për paanësi të drejtësisë, flasim për vërtetësi të drejtësisë, flasim për reformë drejtësi, e ndërkohë, sot që ne po presim kaq shumë ngjarje, të dëgjojmë një fjali të tillë ku për të shpëtuar dikë nga vetingu paskan ndërhyrë këtej dhe këtej, shumë e rëndë, jashtëzakonisht e rëndë.
Unë madje sot përpara se të nis atë çështjen të cilën ju donit ta sfumonit, ne këtu nuk jemi prokurori ne kemi të drejtë si opozitë, si ata të cilët janë cënuar nga shtatori deri më sot kur secili prej jush vinte dhe na akuzonte rubla, rubla, rubla të paktën një ndjesë nga të gjithë pa përjashtim duhet ta kishim. Ju lutem mo nderhyni, kam dëgjuar secilin nga ju pa ndërprerje dhe të dëgjosh sot se paska pasur ndërhyrje në veting nga kjo palë dhe nga ajo palë është më shumë se e rëndë. Dëgjuam kryeministrin që nuk iu përgjigj atyre pyetjeve që shtroi z.Alibeaj. Nuk iu përgjigj asnjë pyetje që sot u shtrua nga opozita, por thjesht erdhi dhe numëroi të gjitha rastet të cilat është përmendur në dosjen hetimore ndaj McGonigal, por tha; po kam qenë këtu, po kam qenë aty, dhe nuk përmendi a ka qenë në garazhdin e atij restoranti dhe çfarë ka ndodhur aty.
E para; pse nuk dha një përgjigjigjie. E dyta, Prokurori i Përgjithshëm në SHBA ka deklaruar që nëse dikush nga jashtë ka paguar një nënpunës rrezikon sigurinë tonë kombëtare. Pra Edi Rama përmendet 14 herë në një dosje hetimore dhe del këtu me një lloj qetësie olimpike në thonjëza, sepse vetëm qetësi nuk ishte ajo. Kryeministri foli me një gjuhë që jam ndjerë e ofenduar sepse ju jeni mësuar me gjuhën e mëparshme sepse këtu ka zonja dhe zotërinjë që nuk e njohin Lanën përfshi dhe mua, njohin librat, studimet, mundin djersën dhe jo amoralitetin dhe pisllëqet në të cilat ju mund të jeni përfshirë.
Dhe tjetra, mos hajdeni më në këtë sallë nëse jeni kaq patetik dhe të përmendni si njëra anë dhe tjetra, X, Y, ZH, Z, B, D tjetra. Nëse jeni kaq të ndershëm hajdeni këtu dhe thoni emra mbiemër kush ka penguar vetingun, kush bashkëpunon me oligarkët, kush është ai që është i përlyer në këtë sallë dhe më në fund të shpëtojnë të gjithë, ne këtu dhe shqiptarët atje. Një kolege që është këtu që sapo erdhi tha se nuk e di sa na ndjekin. E vërtetë është, për çfarë të na ndjekin më shqiptarët kur ne vimë këtu dhe themi të njëjtat gjëra gjithmonë. Unë jam e re në poltikë. Nuk kam qenë pjesë e një e asnjë lloj afere dhe kam zero kusur mbi kurriz. Por ata që ditkan kaq shumë, pse nuk vijnë këtu të thonë emrat dhe mbiemrat e atyre që dinë. Shqiptarë u lodhën me pseudonime me fjalë kode, kodet i përdor mafia, mjaft me kode, hajdeni këtu të përfaqësojmë qytetarët dhe flisni si duhet. Hajdeni këtu dhe flisni atë që duhet. Për fjalë të bukura se sa të varfër janë shqiptarët, se sa është rrit pensioni etj. Nëse do hetohen këta që fusin duart në xhepat e shqiptarëve dhe lobojnë kundër shqiptarë ky vend do të shkoj poshtë dhe më poshtë. Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, sepse u përmend shihemi në zgjedhje, po mo shihemi, por ka qenë dora juaj që dhe në 2021 që ka cënuar votën e lirë që nuk la që ai  rezultat të çertefikonte fituesin e vërtet sepse përdoret administrata paratë e pista, oligarkët, leje ndërtimi dhe gjithçka tjetër, që gjithë kolegët e mi e dinë mirë. Ndaj mos hajdeni këtu të thoni që çështja u sfumua, jo ajo sapo ka nisur, sepse ishte Edi Rama që vinte këtu qeshte, nënqeshte, tallej, përdoret metaforën për të mbuluar të gjitha pisllëqet që mbante mbi supe, ashtu u mundua t’i mbulojë, por ditën që i mbulonte pas 2 -3 seancash kishte një karrige bosh sepse i kishte në qeli. Mjaft me me aktrim nëse doni një të vërtetë për shqiptarë thoni emër, mbiemër, sepse nëse jo ata e dinë vet sa të varfër janë dhe s’ka nevojë të iua thoni ju!