BallinaProfil“Elitë Dental”, investimi shqiptar i Fikrije Salihut me shkollim, eksperiencë dhe specializim...

“Elitë Dental”, investimi shqiptar i Fikrije Salihut me shkollim, eksperiencë dhe specializim finlandez. Ja adresa…

Historitë e suksesit ndër shqiptarë nuk mungojnë. Ato janë të shumta brenda trojeve shqiptare pavarësisht shteteve ku jetojnë, por sukseset e tyre janë dhe në diasporë atje ku kanë shpërthyer me rezultate të shkëlqyera në shkollat ku janë studiuar duke i reflektuar këto aftësi edhe në profesionet që kanë ushtruar. Çdo sukses shqiptar duhet të jetë krenari kombëtare dhe tek secili duhet të shërbejë si shembull për tu ndjekur dhe ecur në këtë rrugë. E ndërsa për fat të keq ende shumë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo dhe Mal të Zi kanë marrë dhe vazhdojë të marrin rrugën e  emigracionit, një zonjë e nderuar po jep shembullit e mirë të kthimit një ditë në vendlindje.
Quhet Fikrije Salihu. Para 32 vitesh, pikërisht në vitin 1992 së bashku me familjen do të largohej në kërkim të një jete më të mirë. Është larguar nga vendlindja që në adoleshencën e saj, ende pa mbushur 18 vjeç për tu kthyer sot një zonjë e nderuar përmes një investimi që nuk është thjesht biznes, por është i një lloji të veçantë që sikurse e thotë vet znj.Salihu është e treta në Kosovë që e ushtron. Të hënën më 25 prill, Fikrije Salihu i dha jetë një investimi shumë të rëndësishëm në Prishtinë duke hapur klinikën dentare “Elitë Dental” në rrugën “Hajrulla Abdullai 85”.
E mirëshkolluar dhe mjaft e specializuar Fikrije Salihu thotë se është kthyer në Kosovë për të promovuar shëndetin oral dhe për të ofruar këshilla për nevoja individuale, sepse siç thotë ajo, statistikat e shëndetit oral botëror tregojnë se Kosova ka nevojë për përmirësim në këtë drejtim. Sipas znj.Salihiu, statistikat e shëndetit oral botëror tregojnë se Kosova ka nevojë për përmirësim në këtë drejtim, ndaj ajo është kthyer në Kosovë për të ndihmuar në këtë sfidë.
“Elitë Dental” është investim shqiptarë i një shqiptareje të suksesshme si Fikrije Salihu që na bën krenar të gjithëve, por brenda ka shkollimi, eksperiencën dhe specializimin Finalandez i një vend të përparuar europian edhe në fushën e mjekësisë. Fikrije Salihu ka dhënë kështu shembullit që si shqiptarët mund të rikthehen në vendlindje në këtë tokë të bekuar. Ajo shpreson dhe beson që një ditë edhe fëmijët e saj do të bëjnë të njëjtën gjë dhe uron që trojet shqiptare te mbipopullohen sërish dhe gumëzhinë gëzueshëm dhe hareshëm duke përparuar suksesshëm në ekonomi të zhvilluara.
“Me angazhimin tim të vazhdueshëm dhe pasionin për profesionin tim, uroj të arrijë synimet. Në Finlandë, në vendin jetoj punoj në gjashtë klinika të ndryshme herë me orar të plotë e herë “part time”- por kjo që kam bërë në Kosovë është qershia mbi tortë e suksesit tim, është ëndërra ime e një shqiptarje për atë çfarë mund të bëj për vendlindjen. Ndihet më shumë krenare për këtë investim të rëndësishëm për shëndetin oral ku pas kërkimeve të saj, në informacionet që ka është personi i tretë në Kosovë që gëzon profesionin e Higjienistet dentare në Kosovë.
“Me angazhimin dhe pasionin tim të palodhshëm për profesionin tim, punoj vazhdimisht që çdo vizitë në klinikën tonë “Elite Dental” të jetë e kënaqshme dhe efektive për shëndetin oral. Megjithëse procedura e licensimit të klinikës nuk ka qenë e lehtë nuk jam dorëzuar deri në hapjen e klinikës së saj këtu në Kosovë. Nuk ka qenë rrugëtim i lehtë, por me përkushtim nuk ka asgjë të paarritshme. Kjo klinikë është dashtë të hapej para 4-5 muajsh por jo çdo gjë ecë ashtu sic dëshirojmë ne.” – thotë Salihu.
“Nëse keni ndonjë pyetje ose nevojë për shërbimet tona, ju inkurajoj të na kontaktoni në “Elite Dental“.”
📱+383 49 358 399 Addresa: 📍Hajrullah Abdullahu 83 Prishtinë
Largimi i Fikrije Salihut tri dekada më parë nga Kosova dhe vendosja në Finlandë
“Në fakt asnjëherë nuk jam larguar nga Kosova, edhe pse fizikisht nuk jetoj atje. Unë, edhe sot i kam të freskëta në kujtesë angazhimet e mia të asaj bote, që ua ktheva shpinën si shumë shqiptarë. Nuk ishte aspak e lehtë. Edhe pse u integrova këtu ne Finlandë me shumë, dhe me shpejt se sa ishte e mundur atëkohë, prapë ndjeja se diçka e shpirtit dita ditës po më mungonte, e kjo ndjesi akoma me tepër më bënte ti mbaja valixhet gati dhe të kthehesha në Kosovë. Për çudi edhe sot e kësaj dite, pothuajse 30 vite me radhe, një pjesë e imja jeton në Kosovë e pjesa fizike në Finlandë” do të deklaronte Fikrije Salihu në dhjetor 2021 për gazetën “Dielli: dhe sic duket kjo brengë, kjo dëshirë të të dhënë dicka për vendlidnejn e bërë të ktheje dhe mbante premtimin e saj.
Fikrije Salihu ka lindur në Mitrovicë, në vitin 1974, në veri të Kosovës, ndërsa jeton që nga viti 1992 në Finlande, ku dhe punon si higjieniste dentare në qytetin e Helsinkit. Eshte nënë e dy fëmijëve të lindur, dhe rritur në Finlandë, Dardana dhe Kujtimi.
Rrugëtimi në Finlandë e rrefyer për gazetën “Dielli” nga Fikrije Salihu!
Fillimisht u nisëm për në Suedi, më pas udhëtimi ynë mori tjetër drejtim si pasojë e ndryshimit të rregullave të shtetit suedez për emigrantët. Jetuam një javë të plotë në Poloni. Ishte rrugë e gjatë dhe shumë e mërzitshme për ne. Me të mbërritur në Finlandë na transferuan në Turku, ku jetuam 5-6 muaj. Dëshira ime si vajzë e re ishte të mësoja gjuhën dhe të integrohesha në këtë vend, ani pse nuk kisha aq njohuri për Finlandën. 6 muajt e parë, në Turku jetuam në kamp, në një ish spital ku nuk mësova asgjë prej gjëje për Finlandën, dhe as gjuhën finlandeze. Kurse të gjuhës nuk kujtoj të na ketë ofruar dikush, sepse isha në moshë pa i mbush të 18-tat. Më pas kaluam në Punkalaidum, (fshat i vogël) ku jetonim në një kamp. Ky vend ishte si qendër për rehabilitimin e alkoholisteve. Ishim në liri, por ndiheshim sikur të burgosur. As atje për 6 muaj nuk u integrova thuaj në asgjë, por jo nga fakti se ne nuk donim të inkuadroheshim. Pas plot një viti në Finlandë na transferuan me një qytet të vogël afër Tamperes, ku nuk kishte asnjë shqiptar në atë vend. Atje u integrova në jetë dhe mësova gjuhën për një periudhë bukur të shkurt kohore. Kujtoj se isha përsoni i parë në klasë që shpreha dëshirë të punësohesha, kur në ditën e fundit të kursit të gjuhës finlandeze profesori na pyet; “kush është i interesuar të filloj me punë në një fabrikë të teknologjisë”, e cila atë botë ishte e sukseshme dhe me famë në Finlandë. Isha e para që ngrita zërin dhe shpreha interesimin të filloja në një profesion të cilit as emrin mirë nuk ja kuptoja, aq më pak ta zotëroja atë punë. Ishte fabrikë e cila prodhonte telefona mobil, dhe televizione të cilët kishin arritur fame nderkombetare. Per çudi une dhe dy vellezerit e mi, jo qe e mësuam punen, por per dy jave kaluam ne grupin e punetoreve me pervoj pune shume vjeçare, dhe me vend pune me vendim të përgjithshëm. Ishte e rralle atëkohë të punësohej dikush, perjashtim perkthyeseve te gjuhes, aq me pak tre persona te nje familje ne elektronik. Pas dy vite pune u transferuam ne qytetin e Turkut, pasi ndinim mungesen e shoqerisë me komunitetin tonë që ishin ne qytetet tjera. Ne kishim arritur të fitojmë simpatinë e shoqërisë finlandeze, dhe dy familjeve të ngritura që kontaktonin me ne. Ata takoheshim me ne për qëllime të mësonin kush ishim ne, cilet, e si janë shqiptaret, te dinin per kulturen tone, dhe donin te mesonin pse kishim zgjedh te jetonim pikerisht ne Finlande? Unë zotëroj titullin e dy profesioneve në degën e stomatologjisë, pra fillimisht si ndihmesë e dentistit, 2 vite, pastaj fakultet 3.5 vite si Dental Hygienist (higjieniste dentare). Këtu në Finlandë ky profesion është profesion ndër 10 më të kërkuarit, nga të gjitha fushat. Gëzon autoritet dhe besueshmeri te lartë, njashtu siç gezojnë diplomat e shumta te shkollimit ne kete vend, ndersa ne Kosove e viset tjera shqiptare njihet dhe ende i perket stomatologëve. Mendoj se ky koncept duhet te ndryshoj dhe tu mundesohet edhe tjereve ta gjejnë veten ne kete fushe pak te njohur per vendet tona. Endrra ime profesionale eshte te kthehem nje dite ne vendlindje, dhe te jap maksimumin tim profesional. Mesazhi im ne fushen profesionale per te rinjenjet, pse jo edhe per gjeneratat e ndryshme eshte se; sikur të kujdeseshim më shumë për shendetin oral, pa u marrë me kohën e filtrave dhe dukjes, do i kishim punët shume më mirë në shëndetesi. Shendeti oral nuk i përket vetem gojës, por është pasqyrë e gjithe shendetit te njeriut, andaj kujdesuni për dhëmbet.
Rreth klinikës stomatologjike Elite Dental:
Elite Dental fillon punën me një gamë të gjerë shërbimesh dhe standarde të larta. Këtu janë disa pika që ju keni mundësi ti gëzoni;
1. Personeli i kualifikuar: Përvoja dhe ekspertiza e dentistit, higjienistit dentar, teknikut të dhëmbëve janë çelës për sigurinë dhe cilësinë e trajtimit stomatologjik, por gjithashtu edhe trajtimet e kirurgjisë orale.
2. Lokacion i përshtatshëm dhe lehtë i qasshëm: Një vend i përshtatshëm dhe lehtë i arritshëm është i rëndësishëm për lehtësimin e pacientëve dhe sigurinë e tyre.
3. Standarde europiane: Klinika konsideron të rëndësishme të ofroj shërbime me standarde të larta për të siguruar kujdesin më të mirë për pacientët.
4. Privatësia dhe siguria e pacientit: Privatësia dhe siguria e të dhënave të pacientëve janë thelbësore në klinikën tonë.
5. Fotografimi i dhëmbëve: Fotografimi i dhëmbëve është një mjet i rëndësishëm për monitorimin e progresit të trajtimit dhe për dokumentim.
6. Aseptika: Aseptika është thelbësore për të minimalizuar rrezikun e infeksioneve dhe për të siguruar kujdesin maksimal ndaj pacientëve.
7. Ergonomia: Sigurimi i një mjedisi të rehatshëm dhe të sigurt për pacientët dhe personelin është një prioritet i rëndësishëm.
8. Kujdesi i veçantë për pacientët me frikë: Një qasje e ndjeshme dhe e kujdesshme ndaj pacientëve me frikë mund të ndihmojë në sigurimin e tyre dhe në lehtësimin e ankthit.

9. Korrekt dhe profesional: Është e rëndësishme të ofrojmë trajtimin me kujdes, korrektësi dhe profesionalizëm për të siguruar që pacientët të jenë të kënaqur me shërbimet.
Ju mirë presim! 💗🙏🏻

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular