Ditën e sotme, kreu FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar takimet prezantuese si drejtues politik me strukturat e Partisë Demokratike në degën 13.
‘Së bashku do të punojmë çdo ditë, që t’i japim zë shqetësimeve të çdo banori të shpërfillur nga qeverisja e harresës. T’i bëhemi krahë banorëve të Kasharit, Yzberishtit, Yrshekut dhe Mëzezit e të fitojmë me ta! Më 25 prill Edi Rama humbet, Kashari fiton!’, shkruan Këlliçi në Facebook
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Prezantimi im sot si drejtues politik në Njësinë e Kasharit, Yzberishtit, Yrshekut dhe Mëzezit.
Falenderoj kryetarin e Degës 13 të PD, Besnik Fuçia dhe kryetarin e FRPD Kashar, Arsen Valisi, për organizimin dhe entuziazmin!
Së bashku do të punojmë çdo ditë, që t’i japim zë shqetësimeve të çdo banori të shpërfillur nga qeverisja e harresës. T’i bëhemi krahë banorëve të Kasharit, Yzberishtit, Yrshekut dhe Mëzezit e të fitojmë me ta! Më 25 prill Edi Rama humbet, Kashari fiton!