Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan duket se vuan nga një problem shëndetësor. Mediat turke shkruajnë se kreu i shtetit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Për këtë, mediat kanë publikuar pamje të Presidentit i cili shfaqet u pafuqishëm gjatë konferencave për mediat.
Së fundmi është publikuar një video teksa Presidenti Erdogan duket sikur e ka zënë gjumi gjatë konferencës për shtyp në Angola në Afrikën e Jugut.
Ai është shfaqur i dobët përpara kamerave, vështirësi na artikulacion apo dhe humbje të fjalëve gjatë deklaratës së tij.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet nëse ka në të vërtetë një problem shëndetësor, apo është për shkak të lodhjes.