Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Vullnetari” në Elbasan
Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Citroen’ që u shkrumbua nga flakët me targë AB 085 B ishte në përdorim të shtetasit Ervin Tafa dhe në pronësi të një firme private ku ai punonte.
Në vendngjarje mbërriti shërbimi zjarrfikës, ndërsa policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të përfshirjes nga zjarri të këtij automjeti.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.