BallinaUncategorizedPanucci sulmon fort FSHF:" Xhaka lider, por ja pse nuk e donin...

Panucci sulmon fort FSHF:” Xhaka lider, por ja pse nuk e donin në Kombëtare…

Edhe në këto kohë të vështira Cristian Panucci nuk e harron aventurën me kombëtaren shqiptare që në fund rezultoi një zhgënjim i vërtetë. Tekniku italian ka dhënë një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ku mes të tjerash ka folur edhe për eksperiencën kuqezi. Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm i krijuar në Shqipëri dhe rezultateve gjithashtu, italiani I thur elozhe vetes dhe sulmon ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit.

061743602 D763310a 94ae 430a B8cf D9c96fbdd796

“Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup, siç i kisha thënë unë presidentit. Në Kombëtare shqiptare edhe tani ka shumë lojtarë që afrova unë, bëra të debutonin 26 të tillë.

Shqiperia Kombetarja Panuci 665x6502

I bindja, udhëtoja shumë për të folur me prindërit e tyre por lojtarët nuk duan të vijnë në kombëtare, nuk janë të lumtur me Federatën. Futbollisti që ka dhënë më shumë është Taulant Xhaka, ka një vëlla që luan te Arsenali, i cili ka zgjedhur kombëtaren zvicerane.

Xhaka Driblon Mediat Do T Jem Gjithmon Gati P R Komb Taren Ts 01 08 17 3033317675

Nuk e donin në Kombëtare se kishte sjellje pak profesionale, por e kam grumbulluar gjithmonë, i kam folur si burri-burrit, nëse kisha një lider, ishte ai. Më vjen keq kur lexoj se kanë rindërtuar grupin kur grupin e ndërtova unë. Kam marrë një skuadër që duhej të rindërtohej, shumë. Lojtarë shkova t’i kërkoja, nuk dëshironin të vinin. Shumë janë kosovarë, mund të zgjedhin të luajnë për Zvicrën, e kanë të vështirë të kenë ndjenjën e përkatësisë”, është shprehur ish-trajneri i kombëtares shqiptare. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular