BallinaUncategorizedMbetjet e raketës kineze shpërbëhen mbi Oqeanin Indian

Mbetjet e raketës kineze shpërbëhen mbi Oqeanin Indian

Autoritetet e agjencisë hapësinore kineze thanë se mbetjet e pjesës kryesore të raketës “Marshimi i Madh-5B” u shpërbënë gjatë hyrjes në atmosferë dhe ranë të dielën në gjatësinë gjeografike lindore 72.47 gradë dhe gjerësinë gjeografike veriore 2.65 gradë. Sipas këtyre koordinatave, vendi i rrëzimit të raketës ëshë në perëndim të Maldiveve.

Më 29 prill, Kina lëshoi raketën “Marshimi i Madh-5B”, duke dërguar me sukses në hapësirë anijen e parë kozmike të projektit të stacionit hapësinor, modulin kryesor. Por më pas mediat perëndimore e përqendruan vëmendjen në trajektoren e kthimit të mbetjeve të raketës. Në përgjigje të këtyre dyshimeve, autoritetet dhe ekspertët kinezë të hapësirës dhanë vazhdimisht shpjegime. Më 7 maj, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin-i theksoi se në këtë lloj rakete është zbatuar një dizajn i veçantë teknik dhe shumica e përbërësve të saj do të shkatërrohen gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës, dhe mundësia e shkaktimit të dëmeve ndaj aktiviteteve të aviacionit ose në tokë është jashtëzakonisht e ulët.

“Golem”, një uebsajt gjerman i lajmeve teknologjike, tha se qasja e Kinës është praktikë ndërkombëtare. Agjencia Evropiane e Hapësirës gjithashtu i trajton raketat në këtë mënyrë. Pas lëshimit të satelitit, mjeti lëshues “Ariane 5-ECA” gjithashtu hyri në atmosferën e tokës në një mënyrë “të pakontrolluar”. Aktualisht, me përjashtim të raketave të ripërdorshme të “SpaceX”-it, mbetjet e mjeteve tradicionale të lëshimit në hapësirë të të gjitha vendeve që e kanë bërë një gjë të tillë, nuk janë kthyer në një mënyrë “të kontrolluar” pasi kanë përfunduar misionet e tyre.

Në vitet 2021 dhe 2022, Kina do të nisë 11 herë me radhë module të stacionit hapësinor, duke arritur përfundimin e ndërtimit të stacionit hapësinor orbital brenda vitit 2022. Duke pasur parasysh faktin se stacioni hapësinor ndërkombëtar ekzistues do të mbyllet plotësisht në vitin 2024, në vitin 2025 Kina do të jetë i vetmi vend në botë me një stacion hapësinor të pavarur. Aktualisht, Kina dhe Zyra për Çështjet e Hapësirës së Jashme e OKB-së kanë miratuar bashkërisht 9 projekte nga 17 vende për eksperimente shkencore në stacionin hapësinor kinez. Por, për shkak të “Aktit Wolf” të shpallur nga Kongresi amerikan në vitin 2011, NASA dhe kompanitë amerikane të hapësirës ajrore që kanë marrëdhënie kontraktuale me NASA-n e kanë të ndaluar çdo lloj bashkëpunimi ose kontakti me industrinë hapësinorë kineze.(Zhan Dian/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular