Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare aktori i Sex and the City

0
WEST HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Willie Garson attends Neuro Brands Presenting Sponsor At The Elton John AIDS Foundation's Academy Awards Viewing Party on February 09, 2020 in West Hollywood, California. (Photo by John Sciulli/Getty Images for Neuro Brands)

Aktori i mirënjohur amerikan Willie Garson ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Ai ishte i njohur kryesisht për rolin e tij në serialin ‘’Sex and the city’’ si Stanford Blatch.

Willie luante rolin e shokut të ngushtë gay përkrah aktores Sarah Jessica Parker nga viti 1998 deri në 2004. Garson pritej të ishte dhe pjesë e rikthimit të serialit ku dhe ishte parë ë xhirime me mikeshën e tij të vjetër.

Willie Garson: Sex and the City star dies aged 57 - BBC News

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit e ka dhënë miku i tij Titus Welliver më anë të një postimi teksa shkruante ‘’Jam pa fjalë, të dua vëllai im. Ndihemi bosh’’.

“Të dua shumë babi, u prehsh në paqe, jam shumë i lumtur që ne mundëm të ndanim shumë aventura bashkë dhe për çdo gjë që arritëm. Jam krenar për ty“, shkruan djali i tij në Instagram.

Kolegë të tjerë të aktorit i dhanë lamtumirën dhe shprehën ngushëllimet.

Mësohet se sipas TMZ aktori kishte kohë që ishte duke u trajtuar për sëmundjen e kancerit, por ende nuk ka një konfirmim. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.