BallinaUncategorized“Së fundmi kemi edhe analistë lajkesh në fejsbuk”/ Ironizon gazetarja: Pak më...

“Së fundmi kemi edhe analistë lajkesh në fejsbuk”/ Ironizon gazetarja: Pak më kujdes çuna, para se të shfaqeni si analistë ‘të pavarur’ nga Rilindja

Gazetarja Desada Metaj ka ironizuar Blerim Gjeladinin, nga kompania ‘Terra Data’ që merret me analizën dhe marketingun në Facebook.

Referuar një publikimi të fundit, ku kjo kompani nxjerr Sali Berishën si më të favorizuar në mediat sociale, gazetarja thotë që ky analist fejsbuku nuk është i pavarur.

“Së fundmi kemi edhe analistë lajkesh në fejsbuk. Më i fundit ka harruar të fshijë nga profili dhe qëndrimet e tij. Gjynah, Proparama i paska çuar lekët dëm. Pak më kujdes çuna para se të shfaqeni si analistë ‘të pavarur’…nga Rilindja”, shkruan gazetarja, teksa reagimin e saj e shoqëron me një postim të Blerim Gjeladinit rreth nje muaj me parë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular