BallinaSocialeKompozitori Limos Dizdari në gjendje të rëndë: “Mjekët e Durrësit po e...

Kompozitori Limos Dizdari në gjendje të rëndë: “Mjekët e Durrësit po e mbajnë në jetë, shteti asnjë përpjekje për ta shpëtuar!”

Kompozitori i shquar i muzikës shqiptare, Limos Dizdari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit. Lajmin e jep politikani Luan Rama, i cili thotë se shteti nuk po bën asnjë përpjekje për ta shpëtuar artistin e madh.

“Përkushtimi profesional i mjekëve të spitalit të Durrësit po e mban në jetë në luftë me vdekjen”, shkruan Rama, duke shtuar se shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesje maksimale ndaj Limos Dizdarit dhe familjes së tij, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit.

Shkruan Luan Rama:

Limos Dizdari në gjëndje të rëndë shëndetësore: ARTISTI I MADH NË LUFTË ME VDEKJEN, SHTETI ASNJË PËRPJEKJE PËR TA SHPËTUAR!

Kompozitori i shquar i muzikës shqiptare, artisti i madh i këngës dhe i shumë veprave muzikore të gjinive të ndryshme Limos Dizdari, prej ditësh po lufton me vdekjen i shtruar në një nga pavionët e spitalit të Durrësit!

Përkushtimi profesional i mjekëve të spitalit të Durrësit po e mban në jetë në luftë me vdekjen.

Por vetëm përpjekjet e tyre nuk mjaftojnë që kompozitori që na dhuroi këngët “Këputa një gjethe dafine”, “Udhët e atdheut më thërrasim”, “Gonxhe në pemën e lirisë” e qindra këngë të tjera apo muzikën e mrekullueshme të filmave “Rrugë të bardha”, “Mësonjëtorja”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin ‘36”, “Malet me blerim mbuluar”, “Përrallë nga e kaluara” etj, ta fitojë betejën me vdekjen!

Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndëkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit.

Limos Dizdari ka nevojë për ndihmë, ke nevojë për mbështetje, ka nevojë për solidaritet njerëzor dhe shtetëror! Bëjeni sot zotërinj të pushtetit! Nesër do të jetë vonë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular