BallinaKryesoreVIDEO/Dua Lipa zbulon se ku do të mbahet koncerti i saj në...

VIDEO/Dua Lipa zbulon se ku do të mbahet koncerti i saj në Tiranë më 28 Nëntor, ja çfarë shkruan artistja

Këngëtarja me famë botërore do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, për një koncert që do të ngrejë peshë fansat e saj të shumtë. Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa bën të ditur se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Dua.

Pak ditë më parë, Dua e konfirmoi vetë koncertin përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip.

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, dëgjohet të thotë artistja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular