Përballja e Spanjës me Kosovën po dhuron spektakël. Ndërsa pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të spanjollëve, dardanët kanë shënuar një gol spektakolar në minutën e ’70
Një dalje të gabuar të portierit të Spanjës e shfrytëzoi Besar Halimi duke ia rrëmbyer topin dhe duke shënuar një supergol nga largësia.
Festa nuk zgjati shumë, pasi spanjollët shënuan golin e tretë 5 minuta më vonë me anë të Gerard Moreno.
Dy golat e tjerë Spanja i shënoi në pjesën e parë.
Golin e parë për spanjollët e shënoi Dani Olmo në minutën e 34′. Vetëm dy minuta më vonë, spanjollët shënuan golin e dytë me Ferran Torres.